Koincidenca e frikshme, ku duhet të ishte sot Ervin Dalipaj në të njëjtën orë kur edhe u vra

Një koincidencë e frikshme ka qenë kjo e sotmja për Ervin Dalipajn, i cili mbeti i vrarë pas një atentati me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, tek ‘Mbikalimi i Sukthit’.

‘BalkanWeb’ mëson se ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Gazmend Çollakut, kishte sot në orën 12:30, seancën e radhës për Ervin Dalipin dhe Denis Shtrazen tek Krimet e Renda. Çollaku u vra më 6 janar të 2016.

Po ashtu, mësohet se për shkak të mungesës së Dalipajt kjo seancë u shty. Seanca e sotme pritej të ishte e nënta në radhë, ndërsa për të akuzuarit ishte dhënë masa ‘arrest me burg’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?