Kompozitori “thumba” ndaj 3 Ministreve: “Do iki të bëj drekën” (VIDEO)

Në aktivitetin në të cilën u diskutua mbi pronësinë intelektuale, pasditen e së Mërkurës, nuk shkoi siç ishte menduar kjo pasi kompozitori Aleksandër Lalo reagoi ashpër ndaj Ministres Kumbaro, Ekonomi dhe Harito.

Në shenjë proteste, kompozitori hodhi “thumba” në drejtim të ministreve, duke u larguar me arsyetimin: “po iki të bëj drekën”.

“Kjo na intereson, nuk na interesojnë imazhe. Ne flasim në të shkuarën, krahasimet i bëjmë gjithmonë, fusim dhe pak politikë brenda. Nuk na duhet e shkuara se çfarë është bërë, na duhet se çfarë bëhet sot. Kaq ishte fjalimi i im, se do të shkoj të bëj drekën”,-ka thënë Lalo duke u larguar nga skena.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Mirela Kumbaro e pyeti nëse e do përgjigjen për ato që tha, por Lalo i vendosur u largua, ku shtoi: “Nuk e dua, jepua këtyre, unë nuk fola për vete”.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=EMSO8pRB0oc” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?