Kontrata e lobimit, Salianji: Akuzat e PS janë shashka…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji, i ka cilësuar akuzat e Partisë Socialiste në lidhje me fshehjen e burimit të pagesave për kontratat e lidhura me një kompani amerikane lobimi si shashka për të tërhequr vëmendjen nga ngjarjet e fundit.

“Flasin këta për transparencë që ju ikin policët, prandaj nxjerrin ashkla për tu varur për të mos u mbytur”, tha Salianji në studion e News 24..

Sipas tij, Partia Demokratike i ka dorëzuar deklarimet në KQZ. “Çdo aludim le të dorëzohet në KQZ, PD është e hapur për gjithçka. Këta e nisën me CEZ, pastaj e çuan në Gjirokastër për Agron Kapllanaj, tani krijojnë këto për të hequr vëmendjen. Partia Demokratike ka deklaruar çdo kontratë lobimi. Këta e ngrenë kot. Pse duan ti shmangen kontratës së Vilma Nushit për 100 milionë euro. Pse nuk është publike për këtë të përgjigjen. Nëse keni pretendim tjetër drejtojuni Prokurorisë. Nuk ka asnjë lloj pagese nga PD për zgjedhjet përveç atyre që janë të depozituara në KQZ ”, tha Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?