Kontrolli te shtëpia e Tahirit, pas “pilafit”! Kontrolli bëhet i befasishëm

Ky është kontroll formal. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbërritur në mesditë në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se 4 oficerë të policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën e Tahirit për të ushtruar kontrolle. Burimet nga prokuroria thanë se oficerët kanë nisur kontrollin e shtëpisë dhe të gjitha ambienteve ku ata dyshojnë se ekzistojnë prova. Lëvizja e prokurorisë erdhi një ditë pasi Kuvendi miratoi hetimin ndaj Saimir Tahirit, po jo arrestimin e tij.

Ky kontroll, tashmë, nuk ka asnjë efekt, pasi si rregull kontrolli bëhet pa paralajmëruar, pra në befasi. Ka disa ditë që u tha në media se prokuroria se kërkon kontroll banese, por kushdo të jetë kur e paralajmërojnë vetëm të jetë budalla të mos largojë gjërat të cilat e komprementojnë.

Ndaj kontroll rutinë do jetë ky i sotmi. Kontrolli ka vlerë kur bëhet në befasi. Pse prokuroria nuk bën kontrolle në befasi ministrave dhe politikanëve dhe nëse gjenden para korrupsioni, etj i arreston në flagrancë. Kur kapesh në flagrancë nuk ka parlament që të shpëton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj sot asgjë nuk do gjejnë, edhe nëse ka patur!

Swiss Digital Mobile Reklama

VIDEO/POLICIA GJYQËSORE NË BANESËN E TAHIRIT

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1113382688786852/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?