Korçë, vidhen 3 kisha dhe 5 banesa emigrantësh, komuniteti: Jemi të shqetësuar (Video)
Kishat dhe banesat e emigrantëve në fshatin Zvirinë të Korçës kanë rënë pre e grabitjeve kohët e fundit. Nga 4 kisha qe ka fshati Zvirinë, 3 prej tyre janë dhunuar dhe iu janë vjedhur paratë nëpër arka.
Prifti i zonës Koço Mujo thotë se boshatisja e arkave me para është bërë shqetësimi më i madh i komunitetit . Hajdutët kanë hyrë përmes dritareve në dy prej kishave ndërsa ne kishën e Shën e Premtes kane hapur me mjete të sofistikuara derën.
“3 kisha janë grabitur kohët e fundit nga njerëz të papërgjegjësie. Kërkojmë nga shteti qe këta njerëz të ndëshkohen të vendosen para drejtësisë”- thënë prifti, Koco Mujo.
Pavarësisht denoncimit në polici ende nuk ka autorë të dyshuar për këto vjedhje, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
(

