Koronavirusi në Shqipëri/ 8 të infektuar dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e Koronavirusit për 24 orët e fundit, duke njoftuar se nga 278 testime kanë rezultuar 8 të infektuar. Për fatin e mirë nuk ka asnjë humbje jete.

Njoftimi i plotë

27 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Elbasan. Janë 164 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,458 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 278

Testime totale 2,008,580

Raste pozitive 332,216

Raste të shëruara 328,458

Raste Aktive 164

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138

Gjirokastër 10

Fier 5

Berat 4

Vlorë 2

Shkodër 1

Elbasan 1

Kukës. 1

Dibër. 1

Lezhë. 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?