KQZ përgatit 30 qershorin, debat për dekretin e dytë të Presidentit: Politika të gjejë zgjidhjen

Vendimi për një datë të re të zgjedhjeve vendore ka risjellë debatet në KQZ. Pavarësisht kësaj, anëtarët e këtij institucioni kanë vazhduar miratimin e procedurave për administrimin e 30 qershorit.

Dekreti i presidentit për zhvillimin e votimeve në 13 tetor ka rikthyer debatin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryetari i këtij institucioni, Klement Zguri nënvizoj se edhe vetë zgjedhësit nuk janë më të qartë, ndërsa edhe njëherë theksoi se nuk është KQZ që vendos mbi vlefshmërinë apo jo të dekretit.

Klement Zguri: Situata e krijuar e kohëve të fundit, me dekrete, pa dekrete. Mënyra se si janë shmangur apo sjellë palët, pa një zgjidhje të plotë, racionale, institucionale na ka sjellë në këtë situatë që jemi sot. Unë besoj se KQZ nuk e ka forcën, fuqinë, takatin për ta thënë shqip, për të pranuar dhe për të mbajtur në kurriz pesha të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për përfaqësuesit e mazhorancës në KQZ dekreti i presidentit është i pavlefshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anëtare e KQZ: Që të jetë njëherë e mirë e qartë për zgjedhësit drejt 30 qershorit. Ky është vendimi dhe duhet të jetë rruga e kujdo, rruga ligjore.

Denar Biba: Një dekret, dy, tre, katër, pesë… ndërro datën dhe heq datën, ky është anti-ligj. Ligji është ky (tregon kushtetutën). Kjo dhe vetëm kjo. Kushtetuta e Republikës.

Edhe këtë të enjte, KQZ ka vijuar me miratimin e qendrave të votimit si dhe administrimin e zgjedhjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?