Kreu i PD: Ku janë procesverbalet e asgjësimit të drogës?
Kryetari i opozitës ka mbajtur fjalën e radhës nga çadra e protestës duke iu adresuar akuzave të Prokurorisë ndaj Policisë së Shtetit mbi asgjësimin e drogës. Sipas kryeopozitarit, policia nuk asgjëson drogën, por e trafikon në Itali me tonelata.
“Fatmir Xhafa një njeri i stërvitur mirë me taktikat e torturimit të njerëzve. Me të njëjtin zell e taktikë e pacipësi i shkruan letër prokurorit dhe i thotë më thuaj se cilat janë raste kur nuk jeni thirrur për asgjësimit të kanabisit. Vëllai i numrit dy të një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Venezuela në Shqipëri, Admir Xhafa”
“Lëreni opozitën, po na tregoni procesverbalet e 2.5 rrënjë kanabisit, po të 10 mijë tonëve drogë, na i trego. Tregoja shqiptarëve të huajve, sepse droga nuk u shkatërrua kurrë, por u magazinuar nga policia në bashkëpunim me edi ramën e kupolën e tij dhe u magazinua në tunele e galeri të shtetit dhe u trafikua në Itali. Rama është pjesë e pandashme e drogës e pandashme e drogës”.
Madje Basha u ndal sërish tek familja e Habilaj. “Ka 48 orë se në grykëderdhjen e Ishmit ka ngecur në llucë skafi i Habiljave me drogë. E thamë dje, po ku e keni policinë? Pse nuk e çoni të kapni skafin e Habiljave? Sepse ata janë as më shumë e as më pak, kupola pas kësaj fasade”.

