Kryeministri, konferencë nga Rinasi: Masa më ekstreme për barbarin që vrau 8-vjeçarin në Fier

Kryeministri Edi Rama në një konferencë nga aeroporti “Nënë Tereza”, para nisjes për në Romë, foli lidhur me ngjarjen horror që u regjistrua dje në Fier, ku u vra në mënyrë makabre 8-vjeçari Mateo Vasiu.

E pangushëllueshme për prindërit, familjen e të afërmit dhimbja e humbjes tragjike të vogëlushit Mateo, nga Grecallia e Fierit, e cila tronditi mbarë shoqërinë pasditen e djeshme. Reagimi i menjëhershëm dhe shpejtësia e kapjes së autorit nga Policia e Shtetit, duhet medoemos të pasohen nga ndëshkimi më ekstrem i drejtësisë për autorin e barbarisë tronditëse. Asgjë nuk e shlyen humbjen dhe lehtëson peshën e kësaj barbarie mbi zemrën e mendjen e nënës, babait e familjarëve të vogëlushit, por duke u shprehur atyre ngushëllimet më vëllazërore, presim me padurim verdiktin e merituar të drejtësisë“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?