Kujdes kujt ia lini shtëpinë në ruajtje, eksperienca e këtij gjirokastriti do t’ju lerë pa fjalë

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një të ri shtetas pasi në banesën e tij u gjetën 17 thasë me kanabis. Ai e kishte fshehur drogën në qiralin e shtëpisë së kushëririt të tij, i cili ia kishte lënë në mirëbesim.

“Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë”., – njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISE

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë. Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.

U bë ndalimi i shtetasit (personi që mirëmbante shtëpinë):
Hajri Dervishi, 59 vjeç, banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

H.X. (pronari i shtëpisë). Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit e kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?