Kukës – Arrestohet në Morinë kosovari, në kërkim nga Interpol Zagrebi

Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

Sipas policisë së Kukësit Mustafa Kodra 27-vjeç banues në fshatin Leshan në Kosovë u arrestua pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’.

27-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Zagrebi,  Kroaci, për veprën penale “Dhunim personi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia bëro arrestimin provizor me qëllim ekstradimi  të shtetasit nga Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?