Kule: Jo më doktoratura teorike, kërkime të mirëfillta shkencore
25 universitete publike dhe jopublike në Shqipëri nënshkruan një deklaratë të përbashkët përmes së cilës angazhohen për zhvillimin e arsimit në vend. Axhenda 2030 është pjesë e programit të OKB ku Shqipëria është anëtare me qëllim rritjen e rolit të Universiteteve në zhvillimin ekonomik të vendeve.
“Një shoqëri e zhvilluar, me një ekonomi të qëndrueshme është e tillë vetëm kur arsimi është i zhvilluar”, duke e vendosur Universitetin në qendër të vëmendjes.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, foli mbi axhendën e 2030, pjesë e një deklarate të përbashkët botërore e OKB në të cilën Shqipëria është anëtare e një nga 192 shtete.
Kule tha se edhe mënyra se si do të orientohen politikat universitare për doktoratura dhe kërkimin shkencor do të jetë ndryshe, jo më teorike por kontribuese në zgjidhjen e krizave dhe problematikave.
Dhori Kule: Kam bindjen e plotë se institucionet e arsimit të lartë kanë kapacitete studiues dhe kërkues të nivelit të tillë që nëqoftëse bashkërendohet mirë aktiviteti i tyre bëjnë punë jashtëzakonisht efiçente për realizimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Universitetet publike dhe jopublike në Shqipëri nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku drejtuesit e tyre angazhohen në plotësimin e 17 objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që synojnë fundin e varfërsë ekstreme, ekonomi të zhvilluar, luftë pabarazisë, mbrojtjen e mjedisit dhe inkurajimin për qeverisë të mirë për paqen dhe sigurinë.

