FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kur do të japë dorëheqjen? Rama përgjigjen e jep për revistën ”Vanity Fair Italia”

Kryeministri Edi Rama shprehet se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për “Vanity Fair Italia”, kreu i qeverisë nënvizon se ndoshta kur Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian, mund ta marrë një vendim të tillë.

“Deri sa të ndjej zjarrin e pasionit do të qëndroj. Nëse Shqipëria do të pranohej në BE, mbledhja e parë si shtet anëtar do të ishte rasti më i mirë për të dhënë dorëheqjen”, tha Rama.

I pyetur nëse është ende i gatshëm të heqë dorë nga veto, siç ka deklaruar në të shkuarën, Rama u përgjigj: “Absolutisht. Europa duhet të jetë si tavolina e një familjeje, ku ka disa hierarki. Nuk po them që të ketë kategori nënshtetasish, por Unioni nuk mund të funksionojë me miratimin e të gjithëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Intervista e plotë për ”Vanity Fair”, Rama: Transaksioni për Zvërnecin lirohet sapo të sqarohet pronësia e tokës

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?