Laboratori i drogës në Xibrakë, Ermal Hoxha refuzon të flasë, zbulohet letra që i ka çuar Gjykatës

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha refuzon të japë dëshminë e tij para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“BalkanWeb” raporton se në shkresën dërguar sot Gjykatës së Krimeve të Rënda kërkonte të përfaqësohej nga avokati i tij por nga ana tjetër informonte trupin gjykues se ‘nuk jepte pëlqimin për të dhënë dëshminë e tij’.

Gjykata e Krimeve të rënda sipas hetimeve të prokurorisë kishte vendosur që prova e parë që do të merrte në këtë proces ishte dëshmia e të pandehurit Hoxha. Pas tij do të pyeteshin dy kolumbianët Walther Moren Moreno dhe Cesar Avila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy kolumbianët ende nuk janë shprehur nëse do të dëshmojnë apo jo. Nëntë të pandehurit e dosjes “Xibraka”, akuzohen për trafik narkotikësh e mbetur në tentativë.
Seanca e sotme u shty për mungesë të avokatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zbulimi i laboratorit te kokainës u bë në Xibrakë të Elbasanit, mbrëmjen e 14 janarit të vitit 2015 dhe u cilësua në atë kohë, si më i madhi në Ballkan. Sipas Prokurorisë, dy kolumbianët kanë pasur rolin e nxjerrjes së ekstraktit të kokainës, e cila ndodhej në fuçitë e mbërritura nga Bolivia dhe Panamaja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?