LAJM I FUNDIT/ Shkarkohet nga detyra Drejtori për Sektorin e Krimit në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa. Pritet “furtunë” edhe në qarqe
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë për “BalkanWeb” shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa.
Të njëjtat burime saktësojnë se shkarkimin nga detyra i ka komunikuar zyrtarisht vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Çako e ka thirrur dje në zyrë Çipën dhe pas një takimi mbi 30 minuta mbi bilancin e punës i ka komunikuar edhe largimin nga detyra.
Pritet që Çipa të mos largohet përfundimisht nga rradhët e Policisë pasi Çako i ka propozuar një post në sektorin për mbrojten e dëshmitarëve.
Gjatë ditës së djeshem, Çako ka zhvilluar takime edhe me disa drejtorë qarqesh të cilët kanë qenë problematikë në përballimin e situatës së kanabisit.
Burime të pakonfirmuara pohojnë se do të ketë shkarkime edhe në rradhët e drejtorëve të policisë në qarqe.
/BW

