LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ka të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Kombit. Një makinë mësohet se është përplasur me trafikndarëset, pranë Rrëshenit.
Dëshmitarët kanë thënë se një grua dyshohet se ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë plagosur. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
Policia dhe ambulancat kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur hetimet në lidhje me aksidentin e rëndë.
Ndërkaq raportohet se nje 54-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur Munaz në Mirditë.
Sipas policisë, “shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

