Lëkundje tërmeti në Gjirokastër
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 05:24
Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë shënuar mëngjesin e sotëm në Gjirokastër. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, lëkundjet sizmike kanë qenë të lehta dhe fatmirësisht nuk kanë shënuar të lënduar dhe as dëme materiale.
Lëkundja e parë është ndjerë në orën 07:18, ndërsa e dytë rreth 14 minuta më vonë, dhe kanë qenë me magnitudë 3.2 dhe 2.7 ballë të shkallës Rihter.
shqiptarja.com

