
Ligji i ri kundër dhunës ndaj grave, i miratuar në vitin 2026, jo vetëm që ashpërson më tej masat ndëshkuese ndaj dhunuesve, por zgjeron edhe kategoritë e mbrojtjes për gratë. Ai parashikon mbrojtje jo vetëm nga dhuna në familje dhe diskriminimi në shoqëri, por edhe nga forma të tjera të dhunës, si ajo verbale dhe digjitale.
Madje, ligji i ri parashikon mbrojtje dhe marrjen e masave, deri në lëshimin e urdhrave të mbrojtjes, edhe për gratë që kandidojnë në zgjedhjet politike, si në ato parlamentare, ashtu edhe në zgjedhjet vendore.
Eksperiencat e deritanishme në vendin tonë kanë treguar se ashpërsimi i ligjit kundër dhunës ndaj grave nuk e ka frenuar fenomenin, pasi zbatimi i tij në praktikë lë shumë për të dëshiruar.