Ligji për vetëfinancimin e pushtetit vendor, Veliaj: Bashkia i jep 40% të ardhura qeverisë, merr 10% grante
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku ka folur për ligjin e vetëfinancimit të pushtetit vendor. Erion Veliaj ka thënë se ka një trajtim dinjitoz të bashkisë së Tiranës rreth këtij ligji, ndërsa u shpreh se bashkia i jep 40% të ardhura qeverisë dhe merr 10% grante.
“Propozuam qe te ardhurat qe vijnë nga taksa e makinave te rritet nga 18% ne 25%. Do propozojmë një ligj të veçantë të kryeqytetit. Në Tiranë nuk rrijnë vetëm dezidentet, fature shtese ka për çdo qytetar që vine për të marrë shërbime. Propozimi ynë nuk ka të bëj me rritje taksa por mënyra se si qeveria ndan te ardhura. Deri tani bashkia jep 40% te ardhura qeverise dhe merr 10% grante. Tirana ka te ardhura më të ulëta. Nuk duhet të funksionojë më kështu”- tha Veliaj.
Kreu i bashkisë i është përgjigjur edhe deklaratave të ish kryeministrit Berisha për krijimin e një koalicioni opozitar brenda të majtës nën dretjtimin e Erion Veliajt.
“PD është në ditën më të zeze. Asnjë deputet e PD nuk del dot në fushatë në Tiranë se përballen me qytetarët persë nuk kanë bërë investime. Për këtë arsye ngujohen në çadër. Luli dhe Saliu e kishin Tiranën e bën copë e çike. E kuptoj sikletin e tyre. Por unë mendoj që koalicioni qeveritar do të fitoj me 60% të votave”- tha Veliaj.

