Lihen të lirë 4 tregtarët e duhanit, shefi i krimeve pezullohet nga detyra

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i ka dhënë detyrim paraqitje 4 tregtarëve të duhanit të arrestuar pas përplasjes që ata patën në aksionin e antikontrabandës dhe krimit ekonomik për sekuestrimin e duhanit në lagjen “Rus”.

Ka qenë kërkesa e prokurorisë që për Arjan Halilin, Marjan Palalejn, Denis Zefin, dhe Astrit Muçajn të caktohej kjo masë sigurie.

Mbi këta shtetas ishte ngritur akuza e kundërshtimit të personave që kryejnë funksione publike, vetëm për rastin e doganierëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për goditjen e shefit të krimit ekonomik, Pjerin Lazri, nuk është ngritur akuza, pasi ky i fundit në operacion nuk ka patur shenje dalluese që ishte punonjës i policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jashte mjediseve të gjykatës së Shkodres, ndërsa zhvillohej gjyqi me dyer të mbyllura i kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu, qëndronin kolegët e 4 tregtarëve.

Ata shprehen se ndonëse ndaj 4 tregtarëve u mor kjo masë dhe disa herë janë përballur me të tilla aksione sekuestrimi, sërish do të vijojnë të shesin duhanin e kultivuar në tokat e tyre pasi nuk kanë të ardhura të tjera.

Shteti duhet të gjejë një zgjidhje sipas tyre që të mos ketë më të tilla sekuestrime, që tregtarët i quajnë grabitje pasi nuk plotësohet asnjë dokument kur u merret malli.

Prokuroria Shkodër pritet të vlerësojë veprimet e doganierëve për të saktësuar nëse ata duhet të ushtrojnë  kontrolle në trotuare.

Brenda një viti ka patur më shume se 5 aksione të tilla ku tregtarëve u është marrë e gjithë sasia e duhanit.

Nga ana tjetër Gjykata e Shkodrës ka vendosur të pezullojë nga detyra edhe shefin e krimit ekonomik Pjerin Lazri, pasi dyshohet se nuk ka respektuar ligjin.

/Ora/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?