Linja urbane që u mundëson pasagjerëve të udhëtojnë si EUROPIANË

Transporti publik mbetet një ndër mënyrat më të përdorura në qytetin e Tiranës, por problemet në këtë sektor janë të shumta.

Por, kësaj here nuk do të flasim për problematikat. Do të fokusohemi te një shembull pozitiv, siç është operatori i linjës “Shpresa.al” që mbulon Kamzën.

Fillimisht duke patur në fokus vonesat e autobuzëve të cilat vijnë si pasojë e trafikut, mungesës së korsive të dedikuara etj, ky operator shërbimi me anë të një “Kodi QR”, kishte bërë të disponueshëm dhe të aksesueshëm nga kushdo gjurmimin e urbanëve që operojnë linjën “Tiranë-Kamëz”, një element ky që mungon në të gjitha linjat e tjera të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nuk mbaron me kaq. Operatori “Shpresa Al” tashmë ka mundësuar audion shqip dhe anglisht për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë të dijnë vendodhjen aktuale dhe paraardhëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lin Osmani, administratori dhe ideatori i kësaj risije thotë për “Koha Jonë”, se qytetarët shqiptarë e meritojnë të marrin një shërbim ashtu si gjithë vendet perendimore. “Ftoj të gjithë operatorët të ndjekin këtë shembull që të përmirësojmë disi këtë sektor me kaq shumë probleme. Ne mund të bëjmë hapa të vegjël por që kanë impakt të madh në jetën e qytetarëve“, është shprehur Osmani për “Koha Jonë”.

Ndiqeni videon:

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?