Luan Rama: Bota shqiptare sot është më e varfër

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama shprehet se me ikjen e Aleksandër Lalos bota shqiptare është më e varfër.

Në një mesazh për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur, Luan Rama shprehet se Aleksandër Lalo do të mbetet një yll i ndritshëm në përjetësi.

Postimi i Luan Ramës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa Aleksandër Lalon, muzika, arti dhe gjithë bota shqiptare sot janë më të varfër dhe të pushtuar prej dhembjes e pikëllimit!
Eshtë ndarë nga jeta ai që aq bukur dhe me aq dashuri i këndoi jetës e që na fali gëzim e dashuri me shpirt gjithë jetën e vet!
Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të tij!
U prehsh në paqe Sandër Lalo ynë, që me muzikën tënde të bukur e shqiptare në ashtin e vet, do të mbetesh një yll i ndritshëm në përjetësi!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Aleksandër Lalo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?