Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lufta bëhet më e zymtë për Kievin

Aktualitet E diel, 5 Janar 2025 09:16
Lufta bëhet më e zymtë për Kievin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të dërmuara nga sulmet, të mbingarkuara dhe pothuajse të mposhtura, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të zmbrapsin ushtrinë ruse, e cila ka më shumë ushtarë, më shumë fuqi zjarri dhe në përgjithësi më shumë momentum në mbarë fushat e ngrira dhe llogoret e baltosura në lindje të Ukrainës.

Pokrovsku, një qytet që para luftës kishte një popullsi prej 60.000 banorësh, është vendbanimi më i madh ku mbrojtja e Ukrainës është në rrezik që të bjerë, pasi përballet me sulme të pareshtura të Rusisë. Megjithatë, ky nuk është qyteti i vetëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 34 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Teksa rritet presioni për bisedime mes Kievit dhe Moskës, Kremlini dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë shfaqur pak interes për të ulur intensitetin e sulmeve, apo për të shqyrtuar kushtet e ndonjë armëpushimi që do të ishin të pranueshme për Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Lufta ka anuar në favor të Rusisë dhe Rusia po shtyn pamëshirshëm për shkak të avantazhit që ka në armatim dhe ushtarë”, tha muajin e kaluar Max Bergmann, drejtor në Programin për Evropën, Rusinë dhe Euroazinë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. “Tani ka pak arsye që Rusia të negociojë, pasi [Putin] ka të ngjarë që beson se mund ta fitojë luftën, që sipas tij nënkupton nënshtrimin e Ukrainës nën kontrollin rus”.

Në këtë artikull mund të mësoni se si qëndron situata në fushëbetejë në fillim të Vitit të Ri.

Pokrovsk
Në kohë më të qeta, qyteti në skajet perëndimore të Donjeckut njihej për minierat e tij të qymyrit, fabrikat e koksit dhe fabrikat metalurgjike si dhe ishte shtëpi e një rruge kyçe hekurudhore dhe kryqëzim i disa rrugëve të rëndësishme. (Njihet gjithashtu si shtëpia e Mykola Leontovych, i cili në fillim të shekullit 20 kompozoi këngën e Krishtlindjes, të njohur si Shchedryk në gjuhën ukrainase, por edhe si Kënga e Kambanave në mbarë botën).
Pasi morën Avdijivkën në lindje më herët gjatë vitit të kaluar, forcat ruse u zhvendosën në perëndim dhe veriperëndim në përpjekje për të shkëputur ukrainasit nga linjat e furnizimit me logjistikë. Në perëndim kalon autostrada E50, që lidh Pokrovskun me qendrën më të madhe urbane të Dnipros, qytetit të katërt më të madh të Ukrainës. Në lindje dhe verilindje kalon autostrada T0504 që lidh Pokrovskun me Kostjantinivkan, një tjetër vend ku kalon një hekurudhë e rëndësishme, që Rusia ia ka mësyrë.

“Fronti i Pokrovskut… vazhdon të mbetet një nga zonat më intensive në fushëbetejë”, tha në një raport për situatën në fushëbetejë, Frontelligence Insight, që është një organizatë analitike që udhëhiqet nga një ish-oficer rezervë i forcave ukrainase. “Pas paaftësisë ruse për të pushtuar drejtpërdrejt qytetin…forcat ruse po përdorin një taktikë të njohur: duke e sulmuar nga krahët”.

“Aktualisht, armiku nuk po vazhdon luftimet në Pokrovsk, por po tenton të krijojë një rrugë që shmang qytetin dhe prish zinxhirët e furnizimeve”, tha Viktor Trehubov, zëdhënës i grupit të komandës të Hortjtsias të Ukrainës për televizonin shtetëror ukrainas më 2 janar.

Liam Collins, kolonel në pension i forcave speciale të ushtrisë amerikane, tha se forcat ruse mund të kalojnë Pokrovskun në nxitim për të marrë më shumë territor para bisedimeve të mundshme të paqes: Prokrovsku është rreth 18 kilometra nga kufiri administrativ mes rajoneve të Donjeckut dhe Dnipropetrovskut.

Ky skenar ka më shumë të ngjarë të ndodhë, tha ai, nëse ata duan të shmangin luftimet brutale urbane, shembull siç ndodhi në Bahmut, që rusët e morën pas muajsh luftime.

“Rusët, sikurse çdo ushtri, do të preferonin që ta kalonin qytetin, të shkëpusnin linjat e furnizimeve për luftëtarët brenda dhe të presin që ata të dërmohen dhe eventualisht të dorëzohen pa shumë luftë”, tha Collins, i cili është autor i librit “Understanding Urban Warfare”.
Kurahove
Rreth 30 kilometra në jug të Pokrovskut, forcat ukrainase po tentojnë të përdorin Rezervuarin e Kurahovës, që bllokon lumin Vovça dhe lidh rrugët ujore, për të ngadalësuar përparimin e rusëve. Forcat ruse kanë përparuar përgjatë anës veriore të rezervuarit në fund të nëntorit dhe dhjetorit dhe diga në skajin perëndimor të rezervuarit është shkatërruar pjesërisht. Ende nuk është e qartë nëse Ukraina apo Rusia ka dëmtuar digën.

Në brigjet jugore të rezervuarit, forcat ukrainase kanë humbur kontrollin e qytetit të Kurahovës, në dritë të njësive ruse që po përparojnë nga lindja. Vetëm qarqet industriale në pjesën perëndimore të qytetit janë nën kontrollin ukrainas. Nga jugperëndimi, forcat ruse po ashtu kanë paraqitur kërcënim për autostradën H15 Donjeck-Zaporizhja, një rrugë e rëndësishme për furnizime që kalon në pjesën perëndimore në periferi të Kurahovës.

Konrad Muzyka, analist ushtarak me bazë në Poloni që udhëton rregullisht për në Ukrainë, tha se problemet e kamotshme të Ukrainës për të rimbushur radhët e saj janë të dukshme në mbrojtjen e Kurahovës.

“Edhe pse terreni në këtë rajon favorizon operacionet mbrojtëse për shkak të pranisë të rrugëve ujore, mungesa e personelit ukrainas parandalon shfrytëzimin e plotë të këtyre karakteristikave natyrore për të penguar përparimin rus”, shkroi ai në X. “Mungesa e ushtarëve po ashtu kufizon aftësinë e tyre për të nisur kundërsulme, që do të mund të pengonin momentumin rus në këtë zonë”.

Mbrojtja e Kurahovës “është e destinuar” të dështojë, tha Mykhaylo Zhyrokhov, analist ushtarak me bazë në Kiev. “Dhe, ata tani po e mbajnë mbrojtjen vetëm për arsye politike”.

“Rënia e qytetit do të ishte një dhuratë e keqe për Zyrën e Presidentit, do të ndikonte në rënien e mbështetjes”, tha ai.
Lugina e Morki Jalit
Më tej në perëndim të Kurahovës, lumi Morki Jali përshkon drejt jugut, duke kaluar përmes një sërë urash të vogla dhe duke vazhduar rrugën përgjatë disa fshatrave, përfshirë Velika Novosilka.

Gjatë kundërofensivës të tyre më 2023, trupat ukrainase goditën në drejtim të jugut në disa lokacione, përfshirë përgjatë luginës së Mokri Jalit, duke përparuar në jug të Velika Novosilkas, në bregun lindor të lumit. Por, siç ngjau me gjithë kundërofensivën, ky sulm u përball me rrjete të përgatitura mirë të mbrojtjes ruse.

Forcat ruse përparuan drejt periferive lindore të fshatit në fillim të dhjetorit. Më tej në brigjet e lumit, forcat ukrainase kundërsulmuan dhe rimorën kontrollin e fshatit Novij Komar, përmes së cilit kalon rruga e rëndësishme veri-jug O0509, dhe që gjendet pranë një ure në veri të Velika Novosilkas.

Por, fshati vazhdon të jetë skenë e përplasjeve të forta sipas raportimeve ukrainase dhe ruse dhe rruga O0509 është nën zjarr nga artileria ruse dhe sulmet me dronë, duke kufizuar aftësinë e Ukrainës për t’u furnizuar.

Kursk
Komanda ukrainase në të kaluarën është lavdëruar për taktikat e saj inovative dhe të improvizuara. Zmbrapsja e sulmit të madh rus ndaj Kievit në ditët e para të pushtimit befasoi shumë, përshirë edhe Kremlinin. Kreativiteti i Ukrainës në Detin e Zi ka ndihmuar në minimizimin e efektivitetit të Rusisë atje.

Sulmi i gushtit në rajonin rus të Kurskut i përshtatet këtij narrativi. Por, ky sulm dështoi të arrinte qëllimin e vetëm të madh: të ulë presionin gjetkë, duke tërhequr njësitë ruse.

Rusia, ndërkaq, bëri një lëvizje befasuese: dërgoi në fushëbetejë mijëra trupa nga Koreja e Veriut, një lëvizje që e ndihmoi nga presioni për të rekrutuar ushtarë brenda Rusisë. Edhe pse zyrtarët amerikanë thanë muajin e kaluar se Koreja e Veriut ka pësuar të paktën “qindra viktima” koreanoveriorët kanë luajtur rol kyçë në mposhtjen e mbrojtjes ukrainase Kursk, përkatësisht në qytezën Sudzha që gjendet pranë kufirit.
Kjo gjë kërcënon linjat furnizuese ukrainase që vijnë nga jugu, përgjatë kufirit.

Në përgjithësi, forcat ukrainase vlerësohet se kanë humbur më shumë se gjysmën e territorit që pushtuan gjatë vetës.

Kjo në fund mund të shkatërrojë një qëllim tjetër të dukshëm që zyrtarët ukrainas shpresonin ta arrinin me sulmin në Kursk: përdorimi i territoreve të pushtuara ruse si mjet për negociatat në të ardhmen.

Përgatiti: Mimoza Sadiku / REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 34 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 38 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.