FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lulzim Basha: Rama-Berisha, ditën kundër korrpupsionit dhe natën kundër SPAK-ut!

Lulzim Basha ka vazhduar edhe sot kritikat ndaj kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha në raport me SPAK-un.

Basha theksoi se “I tillë është edhe qëndrimi ynë i pakushtëzuar në mbështetje të drejtësisë, në mbështetje të SPAK sepse është qëndrimi në mbështetje të shtetit të së drejtës. Prandaj Partia Demokratike ka qëndruar dhe qëndron jo thjesht me fjalë, por me fakte si ato që ndodhen të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë, për fuqizimin e SPAK-ut. Forcim dhe jo dhe jo dobësim të institucioneve të drejtësisë, fuqizim institucioneve të drejtësisë, inkurajim i drejtësisë për të luftuar dhëmbë për dhëmbë korrupsionin politik, pavarësisht prej ngjyrave, pavarësiht prej emrave, ky është qëndrim i prerë, mbështetja jonë për SPAK, për GJKKO, për BKH, për drejtësinë. Rekordet e korrupsionit janë arritur me këtë kryeministër, janë arritur me këtë qeveri. Tani të gjithë kemi kohë që flasim për korrupsionin, edhe ne edhe ata që flasin në emrin tonë e tundin flamurin tonë, por jo të gjithë jemi njësoj. Nuk mund të jesh kundër korrupsionit ditën, e kundër SPAK-ut natën. Kjo nuk është vetëm paqartësi politike, kjo është vrastare për interesat e demokratëve sepse është e rrezikshme për interesin publik. Prandaj bashkë me propozimet tona në Parlament për të fuqizuar SPAK-un, ndodhet edhe propozimi tjetër për të hequr imunitetin parlamentar. Ky është një qëndrim pa ekuivok, ky është një qëndrim që ndan ditën nga nata, fjalët nga veprat”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?