Makina del nga rruga e Lungumares dhe futet në dyqan, plagoset shitësi (Video)

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, te Lungomarja, ku një automjet tip “Mercedes benz” me targa AA 070 AH , si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë , ka dalë jashtë rruge duke përfunduar brenda një dyqani ushqimor.

Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime të lehta shitësi i dyqanit i cili është dërguar në spital, gjithashtu ka pasur dhe dëme materiale në ambientet e dyqanit.

Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka marrë në pyetje drejtuesin e automjetit si dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?