Makina në Gramsh përfshihet nga flakët, dyshimet e policisë

Një automjet në Gramsh u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen ‘35-vjetori’ në qendër të qytetit.

Makina në Gramsh përfshihet nga zjarri, dyshimet e policisë

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip ‘Renault’ me targa AA 986 IH në pronësi të shtetasit me inicialet A.R., është djegur pjesërisht. Sapo u sinjalizua për zjarrin, zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?