Makina përplas një person me biçikletë në Shkodër/FOTO

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën e Shirokës, në Shkodër.

Makina tip “Ford” ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë.

Më pas, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hekurat anësore të shëtitores dhe fatmirësisht ka shpëtuar pa përfunduar në liqen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, i aksidentuari është dërguar në spital, i cili po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

makina2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?