Manjani: Çfarë ndodh nëse opozita kthehet në Kuvend

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar sërish në lidhje me video përgjimin e dëshmitarit të Edi Ramës në skandalin e Agron-Geron Xhafajt.

Sipas Manjanit, nëse opozita do të kthehej në Kuvend, do të ndodhnin shumë gjëra.

Por sipas tij, nëse kjo ndodh atëherë opozita do të bënte krimin më të madh ndaj demokracisë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sikur…

Sikur të ndodhte që opozita t’i hapte telefonin Ramës dhe të kthehej në parlament, do kishim këto pasoja:

1. Fatmir Xhafaj shkarkohej për konspiracion dhe prishje të imazhit të qeverisë para partnerëve.

2. Taulant Balla, arrestohej në flagrancë nga gjykata e Librazhdit, për prerje të paligjshme pyjesh…

3. Rrahman Rraja behet dëshmitar i penduar dhe del në pension.

4. Arta Marku pushon çështjet idiote që ka hapur dhe ofron dorëheqjen në këmbim të një posti tjetër.

Nuk janë kaq ‘të bashkuar’ sa shiten…

Por, nga ana tjetër opozita do bënte krimin më të madh ndaj demokracisë në vend…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?