Manjani: Cilin “Don” falenderon Rama, Corleonen apo Dondollakun?

Mesazhi i Edi Ramës për Ambasadorin Lu, në të cilin shkruan se: ”Faleminderit Don?Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre”, është i paqartë për ish-ministrin e Drejtësisë.

Në një postim në Twitter, Ylli Manjani, me ironi pyet se për kë Don e ka kryeministri. Manjani thotë se edhe këtë herë na çudi dhe se Edi Rama nuk po kupton asgjë.

”Cilin “Don” falenderon ky Kryeministër?! Don Corleonen apo Dondollakun?! Na çuditi! Përfundimisht është jerm! Nuk po kupton asgjë…”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?