Masakra në Vlorë/ Rrëke gjaku në dysheme e xhama të thyer. Ç’ka mbetur në lokalin me muzikë live (Pamje të rënda)
Ato janë dëshmia më e fortë e masakrës dhe lemerisë që panë dhjetëra njerëz që kishin shkuar për t’u argëtuar në lokalin me muzikë live në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë e ku mesnata solli krimin e katërfishtë.

Një djalë 33 vjeç u vra, partnerja e tij dhe 2 të tjerë u plagosën, por shumë të tjerë kanë ngelur të shokuar për gjithë jetën. Pastruesit tentojnë me forcë, me fshesë e leckë të zhdukin njollat e gjakut rrëke edhe në ambientin e jashtëm të lokalit.

Xhama të thyer, copa në dysheme, një cigare e lënë përgjysmë në tavolinë…plumbave nuk i ka shpëtuar edhe organoja e orkestrës që mbrëmë e la muzikën përgjysmë.

Ergys Gjioveshaj u vra dje, ndërsa të plagosur mbetën Arta Luka, Florjan Hila dhe Arsonel Llanaj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton në pistën e hakmarrjes për të zbuluar autorët e vrasjes që sipas dëshmitarëve ishin dy dhe zbardhur të plotë ngjarjen.



/BW

