Mbaruan pushimet! Kush është prokurori i parë që do kalojë në “sitën” e vetingut
Pas thuajse një muaj pushim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi përgjegjës për pastrimin e sistemit të drejtësisë, rinis punën më 6 shtator.
Mësohet se prokurori i parë që do të dalë para komisionit do të jetë Bujar Hoti, prokuror i Apelit të Durrësit.
Verifikimi i pastërtisë së figurës së tij bëhet me prioritet për shkak se kandidon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Procesi i rivlerësimit ka përfunduar për kandidatët për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, ndërsa kanë mbetur ende pa përfunduar kandidatët e KLP.
Por edhe kjo fazë pritet të përmbyllet brenda gjysmës së parë të shtatorit.
Prokurorët që presin ti nënshtrohen vetingut për KLP, janë Besnik Cani, Ramadan Troci dhe Shpëtim Kurti.

