Me 74 mijë euro në makinë, dyshimet e policisë shqiptare “fundosin” italianin në Kakavijë

Një shtetas italian është ndaluar nga policia kufitare e Kakavijës, pasi nuk deklaroi paratë që kishte me vete.

Nga kontrolli i ushtruar në makinën e tij, rezyukltoi se ai kishte fshehur një shumë prej 74.600 euro.

56-vjeçari me inicialet R.G është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në datë 25.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin R.G, 56 vjeç banues në Itali, pasi: Në Pikën Kufitare Kakavije, nga punonjësit e policisë në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin e tij i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 74.600 euro të cilat nuk i kishte deklaruar:, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?