Me këngën “Të ka lali shpirt”, Rama batuta me komunitetin rom (VIDEO)

Dje në Vlorë Kryeministri Edi Rama kaloi pak kohë me komunitetin rom. Me rastin e ditëlindjes së kryetares së këtij komuniteti në Vlorë, Rozina Kormuzi, Rama shtroi edhe një drekë, për të cilën nuk i kurseu komplimentet.

Ndërsa Rama po fliste, njërit prej të pranishmëve i ra telefoni që qëlloi iPhone. “Edhe ti me iPhone”, iu drejtua kryeministri, duke u ndalur më pas tek puna e Rozinës.

“Një grua si Rozina ka marrë përsipër të kalojë detin më këmbë. Është bërë si urë për të lidhur komunitetin me pushtetin vendor. Janë bërë shumë gjëra që na tregojnë se mund të bëhen më tepër. Kur shikojmë se me dashamirësi, me përkushtim, me vullnet mund të zgjidhen probleme pafund atëherë na duhet shumë më tepër përkushtim dhe të bëjmë çmos që administrata të jetë më shumë e vetëdijshme se është aty për të shërbyer jo për të përplasur derën në fytyrë me arrogancë dhe brutalitet”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154686793486523/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?