FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mes dëborës 40 cm, shpëtohen 3 banorë dhe 30 kuaj në Malin e Korabit

Forcat e Armatosura janë ngjitur në Malin e Korabit, në kushte shumë të vështira atmosferike, për të shpëtuar 3 banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të bllokuar në zonë nga dëbora.

Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi.

Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se operacioni në fjalë rezultoi i suksesshëm, duke iu ardhur në ndihmë banorëve, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe dëborës deri në 40 centimetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?