Mesazhi i Papës për Pashkët: Ndërtoni ura, jo mure

Papa Françesku të dielën apeloi ndjekësit e katolicizmit dhe udhëheqësit në botë të ndërtojnë ura dhe jo mure, dhe të mos qëndrojnë indiferente ndaj padrejtësive. Duke i cilësuar Pashkët si momentin e fillimit të një bote të re, ai iu referua konflikteve në botë dhe ofroi falje për mëkatet. Kjo ditë shënoi gjithashtu 70-vjet nga transmetimi i parë mesazhit tradicional të Papës përmes radiotelevizionit.

Duke cituar konfliktet nga Lindja e Mesme në Afrikë, Europë deri në Amerikën Jugore, kreu i Vatikanit apeloi udhëheqësit politikë dhe 1,3 miliardë besimtarët katolikë të veprojnë me altruizëm dhe të heqin dorë nga armët.

“Përballë vuajtjeve të shumta të kohës sonë, Zoti i jetës mos gjettë  njerëz të akullt e indiferentë. Na bëftë ndërtues urash e jo muresh. I Ngjalluri, që hapi dyert e varrit, i haptë edhe zemrat tona për t’iu përgjigjur kërkesave të nevojtarëve, të pambrojturve, të varfërve e të papunëve, të emigrantëve e të atyre që trokasin në portën tonë në kërkim të bukës, të strehës e të njohjes së dinjitetit të tyre”, deklaroi Papa Françesku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shtunën Papa Françesku kremtoi Natën e Madhe të Pashkëve në bazilikën e Vatikanit, ku i kërkoi fetarëve t’i rezistojnë tundimit të pasurisë, suksesit dhe bollëkut dhe të jetojnë për perëndinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?