Mesila Doda akuzon Ramën: I bën karshillëk Evropës me rusin e turkun
Mesila Doda ka kritikuar kryeministrin Edi Rama lidhur me disa prej çështjeve të aktualitetit.
Ish-deputetja shprehet skeptike mbi rolin e shefit të qeverisë duke kërkuar largimin e tij.
Më tej, ajo rendit edhe disa prej temave që sipas saj janë shqetësim për qytetarët.
“Negociatat nuk i hape, detin e atdheun po plas t’ia falësh grekut ti, patrioti i gushtit, e bëre vendin det me drogë e ministrat e brendshëm janë me duar te tepsia e drogës, spitalet pa ilaçe, vjedh ç’të mundësh me skemën e PPP-ve, teatri të kish’ ngel edhe atë don ta shembësh e të ngresh mostra prej xhami, i bën karshillëk Europës me rusin e turkun.
Ty të ikin 400.000 banorë, se nuk gjejnë më arsye të qëndrojnë tek ky vend. Ti rroga nuk rrit, pensione jo, rrugë nuk shtron, bizneset i mbyt me taksa…
Për çfare rri ti akoma në krye, se nuk e nxë dot më???
Po kaq popull i mjerë jemi???”, shkruan Doda.

