Minatorët para Parlamentit: Kemi lënë kokën në miniera, na jepni statusin. Nga 1 maji fillojmë protestat e grevën
Një grup minatorësh janë mbledhur ditën e sotme përpara Parlamentit duke protestuar për të drejtat e tyre.
Teksa deputetët e mazhorancës zhvillojnë seancën plenare, minatorët kërkojnë miratimin e statusit të minatorit.
Teksa përmendin sakrificat e tyre gjatë procesit të përditshëm të punës, ata kërkojnë që të mos mashtrohen me premtime të vazhduara në 27 vite, sipër tyre.
Në rast se kërkesa e tyre nuk plotësohet, minatorët paralajmërojnë me përshkallëzim të protestave, si dhe grevë urie.
“Ka 27 vite që na mashtrojnë si njëra parti dhe tjetra. Kemi lënë kokën në miniera, jemi pa status. Nga 1 maji do ketë përshkallëzim protestash dhe grevash. Sindikatat janë të shitura , nuk përfaqësojnë interesat tona”, thotë minatorët.

