Ministrja Margariti: Pronarët e banesës së Toptanasve do shpronësohen. Hapësira do restaurohet
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në daljen para gazetarëtve, ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se do të shpronësohen pronarët e banesës së Toptanasve, në qendër të kryeqytetit.
Po ashtu nga Kryeministria, ministrja e Kulturës theksoi se banesa do të restaurohet dhe do të jetë në në funksion të artit dhe kulturës.
“Përfundimi i sagës së banesës së Toptanasve. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronarëve që do kalojë me projektin e rijetëzimit me vlera jo vetëm për kryeqytetin por gjithë Shqipërinë. Kjo nismë i vë fundin që kaloi në një ngjarje dhe tragjike. Sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim. Hapësira do jetë në funksion të artit dhe kulturës”.

