Ministrja Olta Xhaçka: Promovon në Berat skemën e re te Ndihmës Ekonomike

-Ministrja Xhaçka: Reforma ka per qellim ndihmen e familjeve me te varfra me angazhimin per t’i mbeshtetur ato hap pas hapi drejt fuqizimit social dhe ekonomik te tyre. 

-Ministrja Xhaçka: Zyrat tona te punes, funksionojne sot me sherbim shume cilesor, dhe mbi te gjitha me oferta pune per gjithkend qe synon pune dhe nje te ardhme me te mire pertej mbijeteses se perditshme.  

-Ministrja Xhaçka: Në Qarkun e Beratit në skemën e ndihmës ekonomike përfitojne 2,040 familje, në raport me 79,530 familje në të gjithë vendin. 

Swiss Digital Desktop Reklama

-Ministrja Xhaçka: Nga analizat e mëparshme na rezultoi se familjet me te varfëra nuk ishin të identifikuara siç duhet dhe politikat e mëparshme nuk ishin gjithëpërfshirëse për familjet në nevojë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

-Ministrja Xhaçka: Reforma e NE që prezantojmë ne sot ngrihet mbi tre themele: Mbrotje, riintegrim dhe mirëqënie për çdo familje dhe individ në nevojë 

-Ministrja Xhaçka: Reforma e NE që prezantojmë ne sot ngrihet mbi tre themele: Mbrotje, riintegrim dhe mirëqënie për çdo familje dhe individ në nevojë.

Arritjet me anë të reformës:

— identifikim më të mirë të nevojave: formula e pikëzimit është parë me kujdes dhe është përmirësuar për të mos përjashtuar askënd që e meriton kete ndihme.

— pagesë shtesë për çdo fëmijë që ndjek shkollën, dhe  që vaksinohet

— asnjë kriter përjashtues: kushdo mund të aplikojë në skemën e re të Ndihmës Ekonomike, përfshi dhe ata qe kane një rrogë minimale

— lehtësim dokumentacioni dhe sistem elektronik që siguron transparencë

— mbrojtje sociale për çdo të përjashtuar nga skema për shkak të formulës pikëzimit per te vazhduar pagesat per nje periudhe 3 mujore per te gjithe ata qe do te njoftohen se nuk perfitojne nga skema dhe duhet te dalin prej saj.

— riintegrim social dhe punësim për çdo individ të familjes në NE në moshë pune

— dyfishim ose trefishim i ndihmës ekonomike për familjet që kanë marrë ndihmë të pjesshme. Ndihme te pjesshme nuk do te kete me.

— informim “derë më derë” për familjet mbi skemën e re të NE

Ky informim do të bëhët kryesisht nga Administratorët socialë, të cilët janë aleati yne me i mire ne kete proces.

Fjala e plotë e Ministres Olta Xhaçka:

Pikesepari dua te them, se nuk ka pergjegjesi me te madhe, apo sprove pune me te rendesishme, per te gjithe ne sherbetore te publikes, se trajtimi me dinjitet dhe respekt i kujtdo.

Testi moral i Qeverisë tonë është mënyra si i trajton ata që lindin, ata që janë në kapercyell te jetes dhe ata që për shkak të disa rrethanave janë në hije: individët më vulnerabël.

Qeveria eshte teresisht e angazhuar te bejme gjithcka ne fuqine tone per tju ndodhur prane me te pamundurve te shoqerise sone. Keto 3 vjet e gjysem kemi bere reforma te rendesishme si ajo e ndihmes ekonomike dhe synimi kryesor nuk eshte thjesht dhenia e nje lemoshe nga shteti. Qellimi yne shkon shume pertej konceptit te lemoshes sociale. Jo, reforma ka per qellim ndihmen e familjeve me te varfra me angazhimin per t’i mbeshtetur ato hap pas hapi drejt fuqizimit social dhe ekonomik te tyre. Zyrat tona te punes, funksionojne sot me sherbim shume cilesor, dhe mbi te gjitha me oferta pune per gjithkend qe synon pune dhe nje te ardhme me te mire pertej mbijeteses se perditshme.

Në Qarkun e Beratit në skemën e ndihmës ekonomike përfitojne 2,040 familje, në raport me 79,530 familje në të gjithë vendin. Nga analizat e mëparshme na rezultoi se familjet me te varfëra nuk ishin të identifikuara siç duhet dhe politikat e mëparshme nuk ishin gjithëpërfshirëse për familjet në nevojë. Skema ka qenë pasive dhe rrjedhimisht individët nuk kanë patur shanse të barabarta as ne perfitimin e ndihmes ekonomike as në punësim.

Kriteret përjashtuese nga pjesëmarrja në këtë skemë si pronësia e tokës, të ardhurat nga emigracioni, nje pension i vogël, numri i shumtë i dokumentave për të plotësuar, kanë penalizuar shumë familje të hyjnë në skemën e NE-së.

Skema e ndërtuar në atë formë nuk mund të funksiononte më, dhe deformimet e saj tashmë janë testuar dhe riparuar me ndryshimet e fundit ligjore që u aprovuan në qeveri e parlament.

Reforma e NE që prezantojmë ne sot ngrihet mbi tre themele: Mbrotje, riintegrim dhe mirëqënie për çdo familje dhe individ në nevojë

Çfarë kemi arritur me anë të reformës:

— identifikim më të mirë të nevojave: formula e pikëzimit është parë me kujdes dhe është përmirësuar për të mos përjashtuar askënd që e meriton kete ndihme.

— pagesë shtesë për çdo fëmijë që ndjek shkollën, dhe  që vaksinohet

— asnjë kriter përjashtues: kushdo mund të aplikojë në skemën e re të Ndihmës Ekonomike, përfshi dhe ata qe kane një rrogë minimale

— lehtësim dokumentacioni dhe sistem elektronik që siguron transparencë

— mbrojtje sociale për çdo të përjashtuar nga skema për shkak të formulës pikëzimit per te vazhduar pagesat per nje periudhe 3 mujore per te gjithe ata qe do te njoftohen se nuk perfitojne nga skema dhe duhet te dalin prej saj.

— riintegrim social dhe punësim për çdo individ të familjes në NE në moshë pune

— dyfishim ose trefishim i ndihmës ekonomike për familjet që kanë marrë ndihmë të pjesshme. Ndihme te pjesshme nuk do te kete me.

— informim “derë më derë” për familjet mbi skemën e re të NE

Ky informim do të bëhët kryesisht nga Administratorët socialë, të cilët janë aleati yne me i mire ne kete proces.

Ndaj une dua tu drejtohem atyre me nje mesazh, administratoreve.

– per tu njohur mire me politikat sociale dhe ofrimin e sherbimeve sociale.

Ju keni mundësi të sillni ndryshim në jetën e dikujt ndaj dhe përgjegjësia dhe profesionalizmi duhet të jenë në standartet më të larta. E di që është e vështirë dhe shterruese puna juaj, por ne jemi gjithmonë të hapur të diskutojmë se si puna juaj mund ti shërbejë më mirë qytetarit.

Puna juaj është shumë e rëndësishme sepse siguron që mbrohen dhe mbështeten ata që kanë më shumë nevojë.

Në këtë shtet nuk ka dy grupe qytetarësh, familjet në nevojë dhe të tjerët – jemi të gjithë së bashku në këtë sfidë drejt një jete dinjitoze për të gjitha familjet shqiptare. Sepse ne besojmë: në fuqinë e njerëzve; në fuqinë e dijes; në fuqinë e bashkëpunimit dhe në fuqinë e qeverisjes tonë.

Fuqizimi familjeve nëpërmjet punësimit dhe ofrimi i mundësive të barabarta është një objektiv afatgjatë që synojmë ta arrijmë për çdo familje në nevojë në mandatin e ri të qeverisjes tonë.

Nje qasje e tille, do na sjelle me afer me njeri tjterin dhe do rrisë më shumë besimin, për punën e përbashkët që bëjmë çdo ditë!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?