Ministrja rrëfen historinë e para 4 viteve: Kur më ftoi Rama më tha…
Nga Gjirokastra, në një takim me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro rrëfeu një moment të sajën me Kryeministrin Rama.
Kumbaro e ka cilësuar si takimi dhe hera e parë, kur katër vite më parë Rama e ftoi të ishte pjesë e qeverisë së tij. Në krah të Kryeministrit, Kumbaro ka theksuar se takimi i parë është shumë i rëndësishëm për të gjithë, nga ku u prezantua me forcën e madhe të një programi të madh.
Mesazhi i saj ndaj të rinjve, është se takimi i parë vendos dhe fatin e rrugës, ku ju këshilloi që të shkojnë me besim.

