Ministrja Xhaçka: Më shumë ndihma dhe solidaritet për të moshuarit

Nënshkruhet  Pakti Social për Qarkun e Tiranës, mes MMSR dhe Bashkive Vorë dhe Rrogozhinë

 Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, nënshkroi sot Paktin Social me Bashkitë e Vorës dhe Rrogozhinës dhe do të mundësojë ngritjen e shërbimeve sociale në këto bashki.  Ministrja Xhaçka tha se Pakti Social nuk është thjesht një marrëveshje, por është një hap drejt një akti solidariteti. “Pakti social nuk është thjesht një marrëveshjë, por është një hap drejt një akti solidariteti, një akti respekti për ju nga të cilët kemi shumë për të mësuar. Është një hap drej një rruge që e përshkojmë së bashku, duke mos lejuar të ndiheni vetëm. Dhe këtë e bëjmë duke riorganizuar shërbimet, që kanë në qendër individin, kanë në qendër nevojat tuaja. Ministria dhe Bashkia Tiranë po ngrenë fondin social si mekanizëm financiar për ofrimin e shërbimeve cilësorë. Punonjësit që kujdesen për ju do vazhdojnë të fuqizohen në mënyrë që të identifikojnë më mirë atë ç’ka është e duhura për ju”,- tha Ministrja.

Ministrja Xhaccka tha se qendrat komunitare janë provuar se sjellin me shumë hapësira për humanizmin dhe vullnetarizëm nga qytetarët. “Qendrat komunitare kanë provuar të jenë zgjidhja e duhur, ndaj kjo duhet përkthyer në praktikë punë për çdo bashki. Shërbimet e qendrave komunitare parandalojnë institucionalizimin dhe neglizhimin e të moshuarve. Nga ana tjetër qendrat komunitare i japin hov vullnetarizmit. Vullnetarizmi sjell shumë të mira, i bën njerzit më optimist, të jep mundësinë të rritesh së brëndshmi por edhe profesionalisht, forcon komunitetin, forcon familjen, përmirëson shkollat, mbështet të rinjtë, mëson më shumë dhe zbukuron shoqërinë.  Çdokush që ka shpirtin e solidaritetit ka shansin të japë diçka nga vetja dhe të jetë një qytetar më i përgjegjshëm”,- tha Ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka shtoi se bashkëpunimi mes institucioneve të qeverisë qendrore dhe bashkive kur udhëhiqen nga parimet e duhura sjellin rezultate të mira për komunitetin dhe njerëzit që kanë nevojë për mbështetje. “Besimi dhe kultura e bashkëpunimit me bashkinë, komunitetin dhe të gjithë partnerët e tjerë janë çelsi i suksesit në qasjen tonë. Kjo frymë na sjell më afër njëri – tjetrit, na bën më mbështetës për punën e gjithësecilit, na bën të gjejmë motivimin, kurajon dhe energjinë për të qënë më pranë atyrë që kanë nevojë dhe për të sjellë një ndryshim, atë të duhurin në jetët tuaja. Synimi ynë është që me rezultatet e arritura të bindeni çdo ditë se gjerat janë ndryshe, se bashkë do gjejmë zgjidhjen, se bashkë do t’ja dalim”,- tha MInistrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pakti, u nënshkrua në ambientet e Shtëpisë së Moshuarve Tiranë, ku Ministria e Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me nxënësit e arsimit dhe formimit profesional, u përkujdesën për të moshuarit, duke u gatuar dhe përkujdesur për pamjen e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?