Minutat e fundit/ Rama thirrje qytetarëve: Dilni votoni!
Aktualitet E Diel, 30 Maj 2021 17:11
Kur na ndajnë vetëm 15 minuta nga mbyllja e orarit zyrtar që qytetarët mund t’u drejtohen qendrave të votimit, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrjen e fundit.
Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Rama u bëri thirrje zgjedhësve që nga kryeqyteti dhe anë e mbanë vendit të dalin të votojnë.

