Minutat e tmerrit në banesë, si u vra mësuesja dhe muzikanti i njohur në Gjirokastër në sy të djalit (Detaje)

Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër tronditi mbarë opinionin publik, kur burrë e grua, Aleko Kosta 66-vjeç dhe Afërdita Kosta 49-vjeç u gjetën të vrarë brenda banesës së tyre, në sy të djalit.

Raportohet se ngjarja duhet të ketë ndodhur në pak minuta, ndërsa autori, Aposto Kosta duket se ka mirëmenduar çdo gjë.

Ai ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda. Në banesë në momentin e krimit ndodhej edhe djali 15-vjeçar i çiftit që pa tmerr me sy.

Shkak për të ndërmarrë këtë akt të rëndë është bërë një gjyq i fituar nga çifti Kosota për një konflikt pronësie që kishin pasur me Aposton, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimën./BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?