Misteri/ Denoncon zhdukjen e të fejuarës në Itali, 50-vjeçari shqiptar i jep fund jetës (Emri)

TREVISO- Një 50-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvra në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Cornuda të Trevisos. ‘Ansa’ shkruan se shqiptar i dha fund jetës në banesën e tij të dielën, në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë, ngjarja bëhet edhe më dramatike, pasi më datën 17 nëntor Daniel Paskali kishte denoncuar në polici zhdukjen e të fejuarës së tij. Bëhet fjalë për Sofiya Melnyk 43-vjeçare nga Ukraina, e cila ishte zhdukur 10 ditë më parë në këtë zonë, pa lënë gjurmë.

shqiptari

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk përjashtohet mundësia që të dyja ngjarjet mund të kenë disi lidhje me njëra-tjetrën. Ndërkohë, makina e gruas u gjet në zonën e ‘Forcella Mostaçit’. Pavarisisht se është gjetur mjeti i gruas, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të saj. ‘Il gazzettino’ shkruan se karabinierët po kontrollojnë kryesisht në zonën e pyllëzuar të Montellos. Sakaq, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes, si dhe kërkimet për gjetjen e gruas së zhdukur.
/BalkanWeb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?