Mori mandatin për PDIU në Dibër, Reme Lala i bashkohet Ramës

Kandidatja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për Dibrën, Reme Lala, e cila arriti të merrte mandatin e deputetes, ka deklaruar se do t’i bashkëngjitet Partisë Socialiste.

“Për Dibrën dhe dibranët e mi do t’i bashkëngjitem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin Edi Ramës. Ju jap fjalën se bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë rrugën e Arbrit brenda këtij viti. Nëse kjo nuk arrihet do ta gris mandatin. Ju siguroj se vota ime në Parlament do të shkojë për Dibrën dhe Shqipërinë dhe asnjëherë për tepsinë.” – ka thënë ajo para mbështetësve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?