”Muri” që vrau çiftin, të afërmit: Aleko i kërkoi kushëririt…
Dëshmi të tjera vinë nga krimi i dyfishtë që ndodhi dje në Gjirokastër, ku burrë e grua u vranë me automatik nga kushëriri i Aleko Kostës. Në një rrëfim për “News 24” afërmi i viktimave, Et’hem Beja foli për ngjarjen dhe konfliktet e vazhdueshme që kishin dy familjet vetëm për 2 metër tokë.
Çifti Kosta sipas tij i kishte kërkuar autorit të krimit, Apostol Kosta që të shembte murin që e kishte ndërtuar sipas tyre në tokën që i takonte Aleko Kostës. Kishin probleme, por besonin se do i zgjidhnin. Situata nuk dukej shqetësuese pasi ne nuk e prisnim. Fillimisht çifti kishte debatuar me Apostolin, pasi ata i kishin kërkuar që ai të prishte murrin rrethues.
Apostoli tha se nuk do e prishte murin rrethues, ndërkohë Aleko i kërkoi të zbatohet vendimi i gjykatës. Për 2 metër tokë u vranë”, tha i afërmi i viktimave.
Ndërkohë, fqinji pohoi se pas debateve të ashpra mes tyre, Apostoli mori armën dhe qëlloi mbi çiftin, duke i lënë të vrarë. “Kur ishte gjatë nëna e Alekos, i kishte dhuruar Apostolit 2 metër tokë që edhe ai të zgjeronte pak shtëpinë, pasi e kishte të vogël. Por pasi vdiq nëna, Aleko i ka kërkuar Apostolit që të shembë murin rrethues”, tha fqinji.
Ndërkohë, familjarë, të afërm, miq dhe kolegë po i japin sot lamtumirën e fundit çiftit Aleko Kosta 66-vjeç dhe Afërdita Kosta 49-vjeç, të cilët do të përcillen për në banesën e fundit në orën 11:00.

