Në 35 bashki, PS garon e vetme

Për zgjedhjet lokale në 35 bashki do të ketë vetëm votime, pasi do të ketë vetëm një kandidat në garë pa rival përballë. Socialistët do jenë të vetëm në fletën e votimit në më shumë se gjysmën e bashkive. Në të vetmen bashki ku PS nuk është futur në zgjedhje është Bashkia e Finiqit duke i hapur rruge garës mes dy minoritarëve kandidatit të MEGA-s greke Kristo Kiço dhe kandidatit të pavarur Leonidha Hristo, i cili kërkon një mandat të dytë në këtë bashki. Në Selenicë, Partia Socialiste ka përballe dy kandidatë. Një komunist dhe një të Bindjes Demokratike. Kjo e fundit në garën për zgjedhje vendore humbi 6 kandidatë për shkak të problemeve. Ndërsa ata kandidatë të cilët u tërhoqën nga gara pasi ndryshuan mendje kanë mbetur në fletën e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit pa opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?