Në burg pas një palë atlete dhe ra në koma, Komiteti Helsinkit: U konstatua qasje diskriminuese ndaj 27-vjeçarit
27 vjeçari Jani Rustemaj i cili kaloi në gjendje kome pas arrestimit në 12 prill nga policia për vjedhjen e një tapeti dhe një talë atleteve, ka sjellë reagimin nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili ka monitoruar gjithë procedurën e ndjekur nga institucionet e shtetit duke konstatuar një sërë shkeljesh të rënda, deri në diskriminimin e të riut që i përket komunitetit rom.
Sipas raportit të publikuar, Komuniteti i Helsinkut thekson se 27 vjecari, përdorues, droge, pas shqetësimeve të shfaqura ka marrë trajtimin e parë një ditë pasi është futur në Bllokun e sigurisë, duke u trajtuar me metadon.
Në kartelën mjekësore të të riut, nuk rezulton të jetë kryer asnjë analizë mjekësore për gjendjen e tij dhe për vijimin e mjekimit. Ndërsa pasi ka vijuar të rëndohet është trajtuar me medikamentin diazepam, por pa specifikuar dozën dhe pse u rekomandua ky mjekim.
Sipas raportit të KSHH të dhëna të tjera kontradiktore, janë konstatuar edhe për transferimin e të riut nga Blloku i sigurisë në ambientet e burgut 313 dhe IEVP 302, pas vendosjes së masës së sigurisë për të. Komunitetit Helsinkut vëren se i riu është mbajtur në shkelje të ligjit dhe të drejtave të të burgosurve në paraburgim, tej afatit 48 orësh të lejuar. Fillimisht është konstatuar nga KSHH, se i riu nuk ka pranuar të transferohet se te burgu 302 se ka një hasëm aty. Por vet burgu 302 ka refuzuar të pranojë transferimin e 27 vjecarit me pretendimin se nuk mbajnë këtë lloj kategorie në institucionin e tyre.
Shkeljet vijojnë edhe më tej kur edhe burgu 313 refuzon transferimin e Jani Rustemit nën pretendimin se ka mbipopullim, gjë e cila ka rënë poshtë nga komuniteti i Helsinkut pasi është konstatuar se në atë moment në burg kanë qenë 50 persona më pak se numri limit, i këtij burgu që është 480. Për Komunitetin e Helsinkut kjo krijon dy standardizim në praktikën e autoriteteve dhe dyshime të arsyeshme, për trajtime të diferencuara me qasje diskriminuese ndaj tyre, për shkak se 27 vjeçari Jani Rustemi i përket komunitetit rom.
Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre javë që nga momenti që i riu ndodhet në reanimacionin qendror të Qendrës spitalore Nënë Tereza dhe monitorimit nga Komuniteti Shqiptar i Helsinkut, ende nuk është konstatuar se cila ishte arsyeja që e dërgoi këtë të ri në koma. Mbidoza e metadonit të cilën e merrte për varësinë ndajë lëndëve narkotike, pranë qendrës Aksion Plus, apo diçka tjetër.

