FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në kërkim për rrëmbim në Norvegji, arrestohet në Tushemisht 35-vjeçarja nga Ohri

Interpol Tirana ka arrestuar një 35-vjeçare nga Ohri i Maqedonisë së Veriut e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze

Ajo është prangosur në pikën kufitare të Tushemishtit falë bashkëpunimit me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare dhe do të ekstradohet në shtetin e Norvegjisë.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes dhe rrëmbim.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetase në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë 36-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime familjare. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases A. M., 35 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji.” – njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?