Si midhje dhe karkaleca/ Droga që fshihej në makaronat e gatuara, kapet në burgun 313

Një tentativë për të futur lëndë narkotike në IEVP 313 është parandaluar gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kontrolli zbuloi një mënyrë të pazakontë për fshehjen e drogës. Në një porcion me makarona të gatuara ishin kamufluar doza të dyshuara kokainë dhe kanabisi, të cilat dyshohet se ishin destinuar për një të paraburgosur.

Lënda narkotike ishte porositur përmes telefonit nga i burgosuri O. Asllani. Ushqimi u mor përsipër të dërgohej në burg nga i afërmi, shtetasi A. Xhamet, i cili u arrestua nën akuzën e futjes së sendeve të ndaluara në institucionin penitenciar.

Hetimi kishte nisur rreth 15 ditë më parë, pas regjistrimit të një bisede telefonike ku i paraburgosuri shfaqej i kënaqur për një “ushqim special” që pritej t’i dërgohej në qeli. Gjatë aksionit të zhvilluar një ditë më parë, autoritetet sekuestruan gjithsej 12 doza të dyshuara kokainë dhe 17 doza të dyshuara kanabis sativa. Rasti vijon të jetë nën hetim për zbardhjen e plotë të mënyrës së sigurimit dhe futjes së lëndës narkotike në ambientet e burgut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3619 (71.4%)
Jo 1450 (28.6%)

Vota totale: 5069